Analizë: Kuvendi – i humbur edhe në krizë edhe në injorimin mediatik

Fakti që te mediat nuk ka asnjë interes për punën e Kuvendit edhe atë në kohë të krizës së rëndë politike, vetëm se e tregon padobishmërinë e tij momentale. E kur organi më i lartë ligjdhënës dhe përfaqësues në një vend nuk është subjekt i interesit në publik, atëherë diçka me siguri nuk është në rregull me demokracinë në atë vend.

 

Shkruan: Prof. Мirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut

 

Njëra nga karakteristikat e periudhave të vazhdueshme të shkeljes së sistemit demokratik që, në mes tjerash, manifestohet edhe në dezavuimin e institucioneve të shtetit, është mungesa e interesit te mediat për ato institucione.

Në kushte të tilla, mediat ose nuk i përmendin këto institucione ose i përmendin në margjinat e ngjarjeve dhe aktorëve të tjerë. Sidoqoftë, mediat në një moment të caktuar më nuk i adresojnë, gjegjësisht nuk i sfidojnë në lidhje me kryerjen joadekuate të funksioneve/kompetencave të tyre kryesore.

Duket sikur mediat e pranojnë si fakt mosfunksionimin e institucioneve dhe thjesht ato institucione janë jashtë fokusit të interesit të tyre. Mirëpo, mungesa e artikujve, analizave dhe pyetjeve që kanë të bëjnë me (mos)punën e institucioneve, jo vetëm që nuk e informon publikun për situatën faktike, por mund të paraqesë edhe një formë të veçantë të dezinformimit. Në fakt, qytetarët mund të fitojnë përshtypje se mediat nuk shkruajnë për këto institucione për shkak se ato funksionojnë, për shkak se nuk ka problem në punën e tyre dhe si ato i kryejnë aktivitetet që janë në kompetencë të tyre.

Në rolin e tyre kontrollues ndaj pushtetit, mediet duhet të ofrojnë një lloj analize të punës së institucioneve, e cila publikut do t’i ofrojnë të dhëna të mjaftueshme jo vetëm për realizimin e kompetencave ligjore të këtyre institucioneve dhe të lëshimeve në punë, por do t’i fusë këto të dhëna edhe në kontekstin më të gjerë të ndodhive aktuale.

Njëri nga institucionet që është margjinalizuar krejtësisht nga mediet në periudhën e fundit (veçanërisht gjatë periudhës së krizës së hapur politike) është Kivendi i Republikës së Maqedonisë.

Bie në sy se, edhe përkundër asaj se bëhet fjalë për organin më të lartë ligjdhënës në vend dhe organin para të cili llogari për punën e saj japin qeveria dhe një sërë institucionesh të tjera, në medie Kuvendi përmendet ose në kontekst të punës së tij të rregullt (pa asnjë ndërlidhje me ndodhitë aktuale) ose si vend para të cilit fizikisht ndodhin ngjarje.

Asnjë medie nuk parashtroi pyetje se si është e mundur që organi i pushteti, i cili sipas Kushtetutës “është organi përfaqësues i qytetarëve dhe bartës i pushtetit ligjdhënës të Republikës” dhe i cili “…bën kontroll politik dhe mbikëqyrje mbi qeverinë dhe mbi bartësit e tjerë të funksioneve publike që janë përgjegjës para Kuvendit”, të mos interesohet për krizën politike që po e dirdh vendin, për kërkesat e shprehura haptazi nga qytetarët dhe për veprimet e dyshuara kriminale të Qeverisë?

Minimumi që do të pritej nga mediat është:

 

E para, të bëjnë analizë të pikave të rendit të ditës së Kuvendit që kur është publikuar “bomba” e parë nga ana e opozitës.

Mungesa e një pike të vetme që ka të bëjë me akuzat e opozitës, në rendin e ditës të sesioneve plenare të Kuvendit dhe të mbledhjeve të organeve punuese të Kuvendit paraqet një fakt të pakontetueshëm. Ky fakt mund të interpretohet në mënyra të ndryshme. mirëpo mbetet informata se Kuvendi nuk ka debatuar për krizën politike e cila ndodh në vend (e për të cilën diskutohеt madje edhe në nivel ndërkombëtar), se nuk ka biseduar për kërkesat e qytetarëve dhe se nuk ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria për akuzat e parashtruara.

 

E dyta, të bëjnë analizë të pyetjeve të deputetëve të cilët në këtë periudhë (periudhë të veprimeve të dyshuara kriminale të qeverisë) i janë parashtruar Qeverisë.

A ka në ato pyetje të deputetëve elemente të cilat kanë të bëjnë me krizën politike në të cilën gjendet vendi (që është mbuluar në mënyrë shumë anësore nga një numër shumë i kufizuar mediesh), a janë interesuar deputetët të marrin informata nga kryetari i qeverosë për negociatat në të cilat është i inkuadruar. A është parashtruar ndonjë pyetje për dorëheqjet e parashtruara dhe për nevojën eventuale për dorëheqje të reja.

 

E treta, parashtrojnë pyetje se pse Kuvendi nuk ka vendosur të formojë komision anketues në lidhje me bisedat e përgjuara, por kjo është bërë në takimin koordinuese të grupeve parlamentare (të cilat nuk paraqesin organ formal, e as që kanë kompetencë të zgjidhin ndonjë çështje)?

 

E katëra, t’i “bombardojnë” deputetët e Kuvendit me pyetje.

 

Mediat duhet të interesohen për qëndrimet dhe mendimet e deputetëve për ndodhitë aktuale në vend (e për të cilat diskutojnë madje edhe еurodeputetët, për të cilat japin deklarata аmbasadorët në Republikën e Maqedonisë, për të cilat debaton Këshilli i Evropës, e jep mendim edhe sekretari i përgjithshëm i OB-ve), për atë se si e shohin ata krizën politike, për mendimet e tyre në lidhje me negociatat, për qëndrimin e tyre për ngjarjet e përgjakshme në Kumanovë.

Përgjigjet e deputetëve duhet t’i prezantohen publikut që qytetarët të fitojnë informata për gjendjet në Kuvend, për të zgjedhurit e tyre dhe për rrënimin eventual të heshtur të rendit kushtetues me zhvendosjen faktike të pushtetit prej atyre që janë zgjedhur nga qytetarët, te ata që duhet të jenë ekzekutues të thjeshtë të vullnetit të qytetarëve.

Kjo bëhet shumë e rëndësishme në kontekst të përsëritjes këmbëngulëse për kthimin e opozitës në Kuvend. Mediat kritike, duhet të parashtrojnë pyetje se pse është aq me rëndësi në këtë situatë të kthehet opozita në Kuvend, në qoftë se bëhet fjalë për institucion në të cilin nuk merren vendime. Ose, çka është ajo që mund të zgjidhet me kthimin e opozitës në Kuvend në kushte kur Kuvendi e injoron vetë ekzistimin e krizës?

Lajme të ngjashme

Back to top button