Rihanna në lidhje me Karim Benzema?

Edhe këngëtarja e njohur Rihanna nuk po mund t’i ikën shkrepjeve të aparateve, duke e zëne atë në çdo hap edhe pse po mundohet t’i ikën syrit të medieve.

Ajo është fotografuar duke dalë nga një lokal i vogël në New York, me futbollistin e Real Madridit, Karim Benzema në orët e hershme të së martës.

27-vjeçari dhe këngëtarja janë shkrepur me disa foto, ata shihen bashkë duke dalë nga Griffin lokal ky i njohur si klub nate.

Ndërsa, statusi i marrëdhënieve të tyre aktualisht është i panjohur, kjo dyshe ka pasur një lidhje në qershor të vitit të kaluar kur këngëtarja në fjalë i ka dhënë mbështetjen e saj për lojtarin gjatë Kupës së Botës.

Lajme të ngjashme

Back to top button