Zëvendësohen gypat e asbestit në ujësjellësin e Gostivarit

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Komunalec”, vazhdojnë me investimet që kanë të bëjnë me zëvendësimin e gypave të asbestit me gypa të plastikës. 

Investimi i radhës është duke u realizuar në lagjen “Tullana”, ku do të bëhet zëvendësimi i gypave të vjetruar të azbestit me gypa plastike me gjatësi mbi 600 metra. Përveç heqjes nga përdorimi të gypave të asbestit, banorëve do tu rritet kapaciteti i ujësjellësit, theksojnë autoritetet komunale në Gostivar. 

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, dhe banorët e lagjes nga afër panë realizimin e punëve në terren. 

 “Në lagjen Tullana realizojmë projektin për ndërrimin e rrjetit të ujësjellësit, duke hequr nga përdorimi gypat e asbestit. Shikuam në terren, sepse një pjesë e lagjes ishte e shkëputur nga sistemi i ujësjellësit dhe ram dakord me banorët e lagjes që të vazhdohet rrjeti edhe për 150 metra, me qëllim që asnjë banor i lagjes mos të ketë problem me furnizimin e ujit të pijshëm. Investimi në tërësi do të arrin vlerën prej 65 mijë euro”, theksoi Bejta. 

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale, Memedali Xhaferi tha se përveç së do të ndërrohen gypat e asbestit, gjithashtu do të rritet edhe profili i gypave. “Gypat e madhësisë F-50 janë zëvendësuar me gypa F-100. Mjetet për investimin fillestar janë të ndara nga kredia e Bankës Gjermane KËF, në lartësi prej 60 euro, duke zgjeruar investimin edhe me 5 mijë euro nga buxheti komunal për vijimin e sistemit të ujësjellësit me gjatësi prej 150 metrave”, tha Xhaferi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button