Kinë, pas përmbytjes së anijes me 458 pasagjerë, vazhdojnë kërkimet

Ekipet kineze të kërkim-shpëtimit kanë shpëtuar 13 persona dhe kanë nxjerrë trupat e pesë personave që vdiqën në aksident natën e kaluar i cili ndodhi kur anija me 458 pasagjerë u mbyt në lumin Jangce në provincën, Hubei, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat kineze raportojnë se bëhet fjalë për anijen e pasagjerëve Dongfangzhixing (Ylli Lindorë) e cila mbrëmë vonë u mbyt në lumin në krahinën qendrore kineze. Në mesin e të shpëtuarve janë kapiteni dhe pesë kryeinxhinierë të ekuipazhit teknik, të cilët u ndaluan për të dhënë dëshmi në lidhje me aksidentin.

Akoma nuk janë të njohura shkaqet e aksidentit, ndërsa informacionet e para tregojnë se anija u fundos si pasojë e stuhisë dhe se pa transmetuar një thirrje për ndihmë u mbyt brenda dy minutash.

Nga ministria kineze e Transportit pretendojnë se në anije nuk është tejkaluar kapaciteti i numrit të njerëzve në bord dhe se bëhet fjalë për anije pasagjerësh, 77 metra të gjatë dhe që ka kapacitet të pranojë 534 pasagjerë.

Burimet e tjera tregojnë se është fjala për turneun turistikë të cilin e ka organizuar një agjenci turistike nga Shangai dhe që në bord ishin 406 pasagjerë të moshës 3 – 83 vjeçare. Në anijen ndodheshin edhe 47 anëtarë të ekuipazhit dhe pesë udhëzues turistik.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë mbi 4.000 persona me 36 anije dhe 117 barka. Era e fortë dhe shiu pengojnë kërkimin e pasagjerëve të pagjetur. Vendin e ngjarjes e ka vizituar edhe kryeministri i Kinës, Li Keqiang.

Lajme të ngjashme

Back to top button