Sot hapet Panairi i 17-të i Librit në Prishtinë

Panairi i 17-të i Librit do të hapet sot në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. Në panairin i cili do të zgjasë deri më 7 qershor pritet të marrin pjesë rreth 10 botues

Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar dhe fizionomi të arrirë, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore: 150-vjetori i lindjes së Zef Skiroit, 100-vjetori i lindjes së Roland Barthes, 100-vjetori i lindjes së Arthur Miller, 100-vjetori i vdekjes së Josif Bagerit, 95-vjetori i lindjes së Mark Krasniqit e 20-vjetori i vdekjes së Anton Pashkut.

Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit. Nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, Besian Zeneli tha se gjithçka është gati për 2 qershorin, kur edhe do të jetë hapja e Panairit të 17-të më radhë të librit.

Lajme të ngjashme

Back to top button