Ja pas sa vitesh Milan dhe Inter nuk do të luajnë në Europë

Ky është sezoni më i zi për dy skuadrat milaneze Inter dhe Milan në 60 vjetët e fundit.

Mund të ishte mundësia e tyre e artë pasi vitin e ardhshëm finalja e Ligës së Kampionëve luhet pikërisht në “La Scalan” e futbollit, por ato do ta shikojnë në ekranin e Mediasetit të Berlusconit.

Në 2003 dhe 2007 Milani festone kupën e veshëve të mëdhenj dhe Interi bënte tripletë në 2010, por në shumë pak vite janë kthyer nga protagonistë në telespektatorë.

Natyrisht që për të dyja ekipet ka patur edhe vite më të këqija, por ama nuk kishte ndodhur asnjëherë në 6 dekadat e fundit që të mungonin të dyja në Europë, të paktën njëra kishte shkuar.

Zikaltërit e kanë mbyllur kampionatin të tetët në klasifikim, ndërsa Milani të dhjetët. Kuqezinjtë nuk ishin pozicinuar kaq poshtë që nga viti 1997./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button