Han nesër viziton Maqedoninë

Komisari për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, nesër në Maqedoni do të arrijë me dokument-ofertën për zgjidhje të krizës politike, por edhe me ofertë për përparim të vendit në eurointegrimet, nëse kryeministri Nikolla Gruevski dhe lideri i socialdemokratëve Zoran zaev, arrijnë marrëveshje.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, burime të larta nga Eurokomisioni që insistojnë për anonimitet, inormojnë se për dallim nga ndërmjetësimi i tij i parë pasiv ndërmjet Gruevskit dhe Zaevit para tre javëve në Strasburg, kësaj radhe eurokomisari Han pritet të luajë rol aktiv dhe të ofrojë zgjidhje për përfundimin e krizës politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button