Humb jetën 19 vjeçari nga Kumanova në afërsi të Bujanocit!

Siç është kumtuar nga Drejtoria e Policisë në Vranjë, një shtetas i Maqedonisë rreth 19 vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në afërsi të Bujanocit, dhe 21 vjeçari bashkudhëtari po ashtu nga Maqedonia, ka marrë lëndime të rënda trupore.

Aksidenti ka ndodhur në magjstralen E-75, (Shkup-Nish), në afërsi të qytetit të Bujanocit, respektivisht në fshatin Samolicë.

Ndërsa deri te aksidenti ka ardhur, përderisa automjeti “OPEL ASTRA”, me targa nga Maqedonia, e ka goditur rimorkion për transportimin e makinerive të rënda, e cila ka qenë e parkuar në rugën anësore – thuhet në polici.

Hetimi është kryer nga prokurori i Prokurorisë themelore në Vranjë, në bashkëpunim me pjestarët e MPB të Serbisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button