Reisi i dorëzon Muraselen Myftiut të ri të Shkupit

Sot në zyrat e Myftinisë së Shkupit, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, në prani të gjithë myftinjve nga myftinitë e BFI, ia dorëzoi zyrtarisht Muraselen Myftiut të ri të Myftinisë së BFI Shkup Rexhep ef. Jusufit.

Me këtë rast Myftiu Rexhep ef. Jusufi edhe zyrtarisht pranoi detyrën për të qenë në krye të këtij institucioni në periudhën vijuese. Kreu i BFI – së pas ceremonisë së dorëzimit të Muraseles, u shpreh I bindur se ef. Jusufi do ta ushtron detyrën që iu besua në pajtueshmëri me kushtetutën e BFI – së.

2

Para të pranishmive Reisul Ulemaja tha se: “Rexhep ef. Jusufi, asnjëherë nuk e ka kërkuar vetë që të bëhet Mufti i Shkupit, por ëtë gjë ia kemi kërkuar ne, prandaj, sipas mësimeve të Pejgamberit Muhamedit a.s. na takon që ti qëndrojmë pas dhe ta ndihmojmë në çdo aspekt.

T’ju kujtoj porosinë e Pejgamberit tonë a.s., “Nëse dikush kërkon pushtet, mos ia jep atë. Por, nëse ia jep, atëherë lere vetëm. Ndërsa në rastin tjetër, nëse nuk kërkon pushtet dhe ju ia jepni, atëherë jeni të detyruar ti qëndroni pranë gjithmonë”. Pra të nderuar myftinj, ne i kemi kërkuar Myfti Rexhepit që ta merr pushtetin, andaj duhet ti qëndrojmë pranë në çdo situatë”.

Më pas në një prononcim për mediumet e vendit, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi tha se: “Edhe njëherë prononcohemi publikisht se është kënaqësi e veçantë të promovojmë Myftiun e ri të Shkupit, profesorin e nderuar Rexhep ef. Jusufi i cili do ta ushtron detyrën si Myfti i Shkupit. Në mbledhjen e fundit të Rijasetit, myftiu I nderuar dha vetë betimin, dhe u betua në emër të Allahut, në emër të Pejgamberit Muhamedit S.A.V.S, në emër të Sistemit Juridik Islam të Sheriatit, në emrin e të gjitha ligjeve pozitive në Maqedoni në krye me normativën e BFI dhe Kushtetutën e saj që do ta ushtron me nder dhe respekt, me dinjitet, me devotshmëri, me përkushtim sa më të madh. BFI është institucion serioz dhe nuk merret me spekulimet e ndryshme që qarkullojnë, por se seriozitetin e dëshmojmë me vepra.

5

Lajme të ngjashme

Back to top button