Lirohen derivatet për një denarë

Derivatet dizel prej sonte në mesnatë lirohen për një denar për litër, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS­98 lirohet për gjysmë denar, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet ulje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 2,13, gjegjësisht për 1,68 për qind.

Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS­95 mbetet në nivel të njejtë dhe është 70,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS­98 lirohet për gjysmë denar për litër dhe do të kushtojë 72 denarë për litër. Çmimi i ri i EURODIZEL (D­E V) është 57, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL­1) 45,50 denarë për litër. Me vendimin e KRRE për 1,171 denarë për kilogram lirohet edhe çmimi me pakicë i mazutit M­1 NS i cili tani do të shitet për 27,763 denarë.

Si arsye për ulje të çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë për 2,63 për qind çmimi më i ulët mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë 14 ditëve të kaluara dhe për 0,166 për qind kursi më i ulët i dollarit në krahasim me denarin.

Lajme të ngjashme

Back to top button