Tetovë: Hajnat i vjedhin 7 mijë euro vajzës nga Shqipëria

Rreth 42 mijë denarë dëm ka pësuar S.M (31) nga Shqipëria, pasi që persona deri më tani të panjohur, mbrëmjen e kaluar kanë hyrë në banesën e saj në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” pa numër, informon zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

“Vjedhësit kanë shfrytëzuar mungesën e saj dhe me dhunë kanë hapur derën hyrëse të banesës, kanë kërkuar në dhomën e fjetjes dhe hapësirat tjera, duke i marrë disa stoli ari të kompanisë “Svarovski”, tre ora dore për femra, dy telefona mobil dhe 2000 euro të cilat kanë qenë në kuletë, 30 mijë denarë dhe një laptop. Dëmi është vlerësuar rreth 420 mijë denarë”, thotë Josifovski.

Policia ka kryer ispektim dhe ka marrë të gjitha veprimet e duhura për t’i zbuluar vjedhësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button