Rasmusen: Kosova është rrëfim i suksesshëm

Rasmusen, i cili merr pjesë në mbledhjen e 68-të të Asamblesë së përgjithshme të KB-së në Nju-Jork, në deklaratë për “Zërin e Amerikës” theksoi se Misioni i NATO-s në Kosovë është rrëfim i suksesshëm dhe se të gjitha palët në rajon e vlerësojnë KFOR-in për garante të paanshme të paqes dhe stabilitetit.

“Filluam para shumë viteve me 50.000 ushtarë, ndërsa tani kemi vetëm 5.000, gjë që e pasqyron përmirësimin e konsiderueshëm të gjendjes së sigurisë. Prania e jonë do të vazhdojë derisa kjo të nevojitet”, tha Rasmusen.

Ai theksoi se NATO-ja do të ndihmojë në implementimin e marrëveshjes për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella, që Prishtina dhe Beogradi i kanë arritur para disa muajve në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Back to top button