Messi si Maradona, ja reagimi i Shakohoxhës (Video)

Lionel Messi rikonfirmoi formën e tij të jashtëzakonshme kundër Athletic Bilbaos mbrëmjen e djeshme duke shënuar një gol të magjishëm. Në minutën e 20 të ndeshjes argjentinasi dribloi gjysmën e skuadrës kundërshtare duke i dhënë avantazhin Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit.

Mënyra e shënimit të golit të tij të kujton golin e Diego Armando Maradonës rreth 3 dekada më parë i cili ende sot kosniderohet si goli më i bukur në historinë e futbollit, përcjell Albeu.com.

Një gol të ngjashëm Messi e ka shënuar edhe e para disa vitesh, po në kupë, kundër Getafes.

Barcelona fitoi 1-3 duke marrë edhe trofeun e Kupës së Mbretit pas kampionatit në La Liga.

Edhe reagimi i komentatorit shqiptar Dritan Shakohoxha ishte po aq spektakolar sa goli i “Pleshtit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button