Horoskopi ditor, e martë 2 mars 2021

Dashi

Nuk do keni aspak për çfarë te qaheni sot juve qe jeni ne një lidhje.  Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do ua plotësoje te gjitha dëshirat qe keni pasur. Edhe beqaret do fillojnë një histori dashurie shume te bukur. Me financat duhet te vazhdoni te tregoheni sa me te matur qe te mundeni sepse përndryshe do futeni ne probleme goxha te vështira për t’u zgjidhur.

Demi

Qielli i dashurisë do jete i mbushur me re gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ndiheni shume mire pranë atij qe keni ne krah dhe do debatoni ashpër për gjitha. Beqaret do vazhdojnë te mbeten serish vetëm sepse mundësitë qe do iu jepen për takime nuk do jete ashtu si ata e kane pritur. Financat do fillojnë te përmirësohen nga pak për shkak te një lotarie te vogël qe do fitoni.

Binjaket

Mos bëni gjera te zakonshme sot nëse doni ta ndryshojini rutinën e jetës ne çift. Imagjinoni, fantazoni dhe provoni emocione te reja. Për beqaret perspektivat janë goxha te mira. Bëjini sytë katër sh shfrytëzojini ftesat qe do ju bëhen ne çdo moment. Gjendja e financave do vazhdoje te jete e stabilizuar gjate gjithë kohës. Do mund te kryeni pa frike disa shpenzime te domosdoshme.

Gaforrja

Do keni nevoje për ndryshime sot juve qe jeni ne një lidhje kështu qe flisni hapur me partnerin dhe bashkëpunoni se bashku për çdo gjë. Beqaret do fiksohen pas një personi dhe nuk do i ndahen derisa ta bëjnë për vete. Shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Ne planin financiar nuk është aspak nevoja te ndërmerrni rreziqe për ta stabilizuar situatën.

Luani

Konfigurimi i yjeve do jete mjaft i favorshëm sot për jetën sentimentale te çifteve. Do qëndroni me shume kohe me partnerin dhe do i tregoni atij disa detaje te se shkuarës qe kurrë me pare nuk i kishit prekur. Beqaret do ndihmohen nga planetët dhe do e gjejnë shpejt princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe çdo gjë ka për te ecur me se miri.

Virgjeresha

Do ëndërroni gjera te pamundura sot juve qe jeni ne një lidhje dhe ka rrezik qe realitetit t’iu duket akoma me zhgënjyes. Rikthehuni sa me pare me këmbë ne toke. Beqaret nuk duhet kurrsesi te fillojnë menjëherë një lidhje me dike pa e njohur mire sesi është. Gjendja e financave do mbetet e stabilizuar gjithë kohës. Do bëni një jete te qete.

Peshorja

Mos u tregoni te pamatur sot me atë qe keni ne krah dhe bëni kujdes me çdo fjale qe do i thoni. Ai nuk do jene ne humorin e duhur dhe gabimi me i vogël mund ta acaroje pa mase. Beqaret do e kuptojnë se koha po ju ikën dhe do bëjnë te pamundurën për te gjetur dashurinë. Ne planin financiar fati do jete me ju. Gjendja e tyre do jete me e mire se kurrë me pare, prandaj mund te bëni edhe ndonjë shpenzim.

Akrepi

Kontrollojeni veten sot ju qe jeni ne një lidhje nëse nuk doni qe te lindin probleme dhe mosmarrëveshje me vone. Mos e lëndoni partnerin atje ku I dhemb me shume. Beqaret do kenë një dite shume te ndërlikuar dhe nuk do arrijnë ta ndryshojnë statusin. Gjendja e financave nuk do jene as delikate, por as e shkëlqyer. Mund te bëni thjesht shpenzime te vogla e te domosdoshme.

Shigjetari

Ndikimi i yjeve do jete sa pozitiv aq edhe negativ për ju qe keni ne një lidhje. Tensioni do mbizotërojë qe ne mëngjes dhe deri ne orët e mesditës, por mbrëmja do ndryshoje krejtësisht. Do i zgjidhni problemet dhe do dashuroheni si kurrë me pare. Beqaret do vazhdojnë te mbeten te pafat. Financat d mundoheni t’i mbani te stabilizuara me çdo lloj mënyrë. Do jeni te qete.

Bricjapi

Do kaloni një dite shume te bukur sot pranë partnerit tuaj dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. As vete nuk e keni menduar me pare se gjerat do ju ecnin kaq mire pas periudhës delikate qe keni kaluar. Beqaret duhet ta kontrollojnë veten dhe jo te ecin kuturu pas dikujt. Financat duhet t’i mbani gjithë kohës nen kujdes. Mos jepni as hua.

Ujori

Dite e mbushur me gënjeshtra do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te shkuar si duhet me personin qe keni ne krah dhe debatet do jene te pafundme. Beqaret ka rrezik te zhgënjehen shpejt nëse nuk tregohen te matur me hapat qe do hedhin. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Do hiqni edhe disa para mënjanë për te nesërmen.

Peshqit

Jeta ne çift do jete shume e qete gjate kësaj dite. Çdo gjë qe keni dashur do ju plotësohet me ne fund dhe do e dashuroni me më shume pasion partnerin tuaj. Beqaret do realizojnë disa takime te papritura te cilat me shume gjase do ua ndryshoje përgjithmonë jetën. Para se te kryeni shpenzime duhet te reflektoni disa here. Kështu do shmangni çdo rrezik.

Lajme të ngjashme

Back to top button