Gyl falënderon deputetët për mirëpritjen e kolegeve me mbulesë

Presidenti turk Abdullah Gul falënderoi anëtarët e parlamentit turk të premten për thyerjen e akullit në lidhje me rastin e deputetëve me mbulesë në këtë parlament.

Ardhja në asamble e katër deputeteve me mbulesë kaloi në qetësi shumë më mirë se sa katërmbëdhjetë vjet më parë.

“Siç e shihni të gjithë ishin të lumtur. Unë dëshiroj ti falënderoj të gjithë që kontribuuan në normalizimin e kësaj çështje,” tha Gyl para gazetarëve përpara nisjes për në një udhëtim në Edinburg, transmeton Mesazhi.

Në vitin 1999 një prej deputeteve me mbulesë ishte detyruar ta linte asamblenë pas protestës nga deputetët tjerë për shkak të kësaj çështje.

Tani thuajse të gjitha institucionet publike lejojnë mbulesën në Turqi me përjashtime të vogla.

Lajme të ngjashme

Back to top button