Bileta e trenit shpëton Vulin

Një biletë treni, pa emër e mbiemër të pasagjerit, është përdorur si provë materiale nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për tërheqjen e urdhër arrestimit ndaj ministrit pa portofol të qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vulin, raporton “Koha Ditore”. 

 Bileta është konsideruar si dëshmi se ministri serb kishte hyrë herën e fundit në Kosovë në mënyrë legale.

Vendimi i gjykatës:

“Urdhërohet tërheqja e urdhër-arrestit… ndaj të dyshuarit Aleksandër Vulin nga Novi-Sadi, i lindur më datën 02.10.1972 në Bosnjë-Hercegovinë, shtetas i Republikës së Serbisë, ministër pa portofol në Qeverinë e Serbisë”.

“Këtë tërheqje të urdhër-arrestit duhet ta zbatojë Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicës, njësia e ekzekutimit të urdhër-arrestimeve në bashkëpunim me stacionet e tjera policore në Kosovë”. 

Ndërkohë, Vulin dhe Vuçiç vizitojnë sot Kosovën për të inkurajuar serbët të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që mbahen këtë të diel.

Lajme të ngjashme

Back to top button