Debati para Qeverisë, Zaev: politikanët duhet të lejojnë të pyeten, Zeqiri: fundi i Gruevskit

Kryetari i LDSM-së, Zoran Zaev në debatin “Çfarë Maqedonie duam”, bëri të ditur se nesër nuk do të fillojnë bisedimet në klubin e deputetëve, derisa nuk lejohen të gjithë gazetarët të hyjnë në ndërtesë.

“Nesër asistentët e mi që do të jenë me mua në klubin e deputetëve, derisa të më japin sinjal që të gjithë gazetarët kanë hyrë brenda, unë nuk fillojë negociatat dhe bisedimet. Politikanët duhet të lejojnë pyetje dhe duhet t’u përgjigjen atyre, ne nuk mund të themi se fuqia e shtatë është shoqëria ndërgjegjshme, si do të ishte ajo forcë nëse nuk lejohen të bëhen pyetje”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Gazetari Muhamed Zeqiri, tha se ka ardhur koha për t’i dhënë fund këtij pushteti.
“Ne presim nga qeveria e ardhshme që të ndaloj të bëj atë që e bëri qeveria e vjetër, duhet të ndalohen kërcënimet e kundërshtarëve të tyre. Prioritet është për të hequr duart nga shërbimi publik, i cili duhet të jetë në shërbim për qytetarët. Së dyti, duhet të ndalojnë blerjen e mediave private me paratë publike. Së treti, në Agjencionin e mediave nuk duhet të ketë vend për njerëzit e partisë. Ligjet e mediave duhet të ndryshohen. Gazetarët kritikë të qeverisë do të jenë kritik për çdo qeveri tjetër”, tha Muhamed Zeqiri

Lajme të ngjashme

Back to top button