Sadiku shënoi dy gola në barazimin me Baselin
Ndeshje shumë interesante është luajtur në Super Ligën e Zvicrës, ku janë takuar Thun dhe Basel, e në të dy ekipet kanë dominuar futbollistët shqiptar.
Në këtë duel më i miri është treguar shkupjani Berat Sadiku, i cili ka arritur të shënojë dy golat për Thunin. Së pari Berati i dha epërsinë skuadrës së tij, e më pas duhej që të shënoj për të barazuar vetëm dy minuta para fundit. Barazimin për Baselin e arriti Shkëlzen gashi, futbollisti më i mirë i vitit i cili shënoi përmes penaltisë.
Edhe në këtë ndeshje Sadiku si zakonisht i ka festuar golat duke rënë në sexhde, në shenj falënderimi ndaj Allahut.
Te Thuni vetëm Sadiku ishte shqiptarë, ndërsa për Baselin përveq Shkëlzen Gashit, luajtën edhe Arlind Ajeti, Albian Ajeti, ndërsa në bankën rezerve mbetën Taulant Xhaka dhe Arxhend Cani.
Baseli tani më është shpallur kampion i Super Ligës, ndërsa Thuni ka siguruar pjesëmarrjen në ndeshjet kualifikuese të Europa Ligës. Gashi është golashënuesi më i mirë i ligës me 22 gola, ndërsa Sadiku ka 12. Kampionati zvicerian përfundon me 29 maj, kur Thun luan kundër Araut të fundit, ndërsa Bseli luan me St.Gallen / Portalb /