Kuvendi i Shqipërisë me ofendime e miraton buxhetin 2014

Pas 24 orë debatesh, edhe me ofendime, Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar në parim, me 79 vota pro dhe 37 kundër, projektbuxhetin për vitin 2014. Kryeministri, Edi Rama, pasi ka falënderuar qytetarët për vëmendjen që ata i kanë kushtuar “seancës maratonë” të Parlamentit, u ka kërkuar edhe ndjesë, thekson “Ora News”.

Rama, duke e kritikuar paraardhësin e tij, Sali Berishën, të cilën e ka quajtur edhe kumarxhi, ka theksuar se rritja e borxhit është e domosdoshme si pasojë e një situate të rënduar ekonomike, që e ka lënë vendin qeveria e kaluar.“Dua të falënderoj çdo qytetar që e ka ndjekur këtë debat të gjatë dhe dua t`ju kërkoj ndjesë atyre që janë ndjerë të lënduar, për shkak të shpërdorimit të gjuhës dhe shkeljes së të gjitha normave e etikave. Miratimi i këtij buxheti hap rrugën e re. Është fundi i rrugës së rrënimit dhe fillimi i rrugës së rimëkëmbjes ekonomike”, ka thënë Rama teksa rritjen e borxheve e ka lidhur me gabimet e qeverisjes së kaluar.

“Kur shtëpia ka një familjar kumarxhi, që ikën e akumulon borxhe, e shtëpia nuk e di fare, një ditë të bukur sheh një karvan njerëzish që kërkojnë paratë. Ata i kanë dhënë borxh kryefamiljarit kumarxhi të shkojë të lozë për tekat e tij, duke e zhytur shtëpinë në një hall shumë të madh. Ky është hall i madh ku Shqipëria u gjend për shkak të një zinxhiri borxhesh që nuk figuronin në defterin e qeverisë, kur kjo vinte në parlament e fliste për nivelin e borxhit”, shtoi Rama.

Menjëherë pas ka reaguar ish-kryeministri Berisha i cili ka akuzuar Ramën për udhëtime me bileta të shtrenjta, e fjetje në hotele 4 mijë euro, duke thënë se vetë nuk ka qëndruar kurrë në hotele më të shtrenjta se 750 dollarë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button