Zaev: 24 dhjetori goditja vdekjeprurëse ndaj demokracisë së brishtë

Pushtetin aktual nuk e shpëtojnë më as shkopinjtë e gomës dhe as lotaritë – 24 dhjetori është goditja vdekjeprurëse ndaj demokracisë së brishtë. 

Kështu ka thënë në deklaratën e sotme me rastin e 1-vjetorit të ngjarjeve të 24 dhjetorit, lideri socialdemokrat, Zoran Zaev. 

Nga përpara godinës së Kuvendit, veshur me bluza të bardha me mbishkrimin “Liri”, Zaev ka paralajmëruar nxjerrjen para drejtësisë të fajtorëve dhe të përgjegjësve për shkeljen e Kushtetutës dhe të Ligjit.

Zaev ka akuzuar kryeministrin, kryeparlametarin, ministren e Brendshme dhe ministrin e Financave se janë autorët dhe realizuesit e “24 dhjetorit”. 

“Krijuesit e gjenocidit politik të ndodhur vitin e kaluar, do të shënjohen me shkronja të mëdha në histori: porositës – Nikola Gruevski, ekzekutues – Trajko Veljanovski, realizues – Gordana Jankullovska dhe motivues – Zoran Stavrevski”, ka deklaruar Zaev. 

Kreut i opozitës ka thënë më pas se “me miratimin e paligjshëm të buxhetit të kaluar, pushteti ka legalizuar krimin, me qëllim qeverisjen pa pengesë dhe të pacipë”.

“Legalizuan krimin e pasurimit, të blerjes me mjete të popullit shpirtra dhe fate të njerëzve dhe kësisoj të fitojnë në zgjedhje kriminale. Për ta është njëlloj nëse zgjedhjet janë parlamentare ose lokale. E kanë të rëndësishme të jenë në pushtet, me çdo çmim”, ka theksuar Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button