Opozita shënon ngjarjet e 24 dhjetorit me një minutë heshtje

Ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit të kaluar kur deputetët e partisë opozitare të LSDM-së, u larguan me forcë nga Parlamenti, janë duke u përkujtuar në forma të ndryshme gjatë ditës së sotme.

Deputetët e LSDM-së, me një minutë heshtje dhe shpinën e kthyer nga kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski e kanë shënuar njëvjetorin e ngjarjeve të 24 dhjetorit. Në seancën e sotme parlamentare. Deputetët e opozitës kanë qenë veshur me të bardha dhe me mbishkrimin “liri”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button