Dy polic vizituan shoqatën CIVIL pa arsye

Dy përfaqësues të policisë e kanë vizituar CIVIL, dje rreth orës 12:40. Me fjalët “Ju jeni të dyshimtë”, madje edhe në shaka, dy polic të uniformuar u futën në oborr që është pronë private dhe në të cilën qëndronin tri anëtar të ekipit koordinues të organizatës.

Edhe pse të uniformuar, thanë se nuk janë në vizitë zyrtare.
Arsyetim i vizitës ishte se këtu kanë ardhur më herët njerëz të pastrehë, dhe pastaj, pa ftesë, u ulën në karrige dhe filluan me pyetje. I interesonte se si fiton CIVIL, prej ku i kanë paratë për mbijetesë, pyetën për atë se kush ku jeton, për përfaqësimin etnik dhe religjioz, konstatuan se njerëzit e CIVIL janë ato që po protestojnë, informuan nga shoqata.

Lajme të ngjashme

Back to top button