Prokurori nuk përjashton ngritjen e aktakuzës kundër Krasniqit

Prokuroria ka dy rrugë, ta akuzojë Jakup Krasniqin për krime luftë, ose ta tërheq akuzën kundër tij, Sylejman Selimit, Ismet Haxhës, Nexhat Qubrelit dhe Shefki Hysenit.

Paralajmërimin se mund të ketë një aktakuzë nga prokurori Maurizio Salustro, e ka marrë avokati i Krasniqit Mexhid Syla, i cili vazhdon të jetë i bindur se nuk ka asnjë provë për një veprim të tillë.

Syla për më shumë këtë proces e sheh si të dyshimtë, shkruan Koha Ditore.
Këtë e bazon në faktin se pse Krasniqi nuk është ftuar për intervistë, ani pse shumë moti motrat nga Mitrovica e kanë deponuar dëshminë në prokurori.

“Prokurori atë ditë na ka thënë se do të reagojë shumë shpejt, ose do t’i pushojë hetimet apo të kundërtën, ta ngrit një aktakuzë”, ka thënë Syla.

Krasniqi të premten është intervistuar nga EULEX nën dyshimin për krime lufte. Dyshimet bazohen në dëshminë e dy motrave nga Mitrovica të cilat e kanë implikuar Krasniqin si pjesëmarrës në dhunimin e integritetit trupor gjatë luftës së fundit në Kosovë.(Koha ditore)

Lajme të ngjashme

Back to top button