Studim/ Meshkujt “manipulatorë” me orët e punës

Sipas një studimi amerikan rezulton se meshkujt mashtrojnë në lidhje me orët e punës. Ato janë më të prirur që orarin e punës ta shfrytëzojnë për të kaluar një kohë dhe me miqtë e tyre në ndryshim nga femrat, të cilat punojnë më shumë.

Pjesë e këtij studimi ishin 82 këshilltarë nga zyrat e kompanive të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku prej tyre 64 ishin meshkuj, ndërsa 18 femra. Disa nga veprimet me të cilën meshkujt mashtrrojnë për orarin e punës janë;

Takimet
Prirja e meshkujve për të zhvilluar takime me klientë lokalë, është një mënyrë për të shmangur nevojën për udhëtime të gjata, të cilat u marrin shumë kohë. Nëse ju takoni një klient në qytetin ku banoni, atëherë pjesën tjetër të kohës e shfrytëzoni për diçka tjetër.

Marrëveshjet me kolegun
Meshkujt zakonisht bëjnë marrëveshje me kolegët e tyre, për t’i zëvendësuar ose për t’i mbuluar gjatë orarit të punës në momentin që ato nuk janë në ambjentin e punës.

I njohin klientët
Studimi nxjerr në pah se meshkujt i njohin shumë mirë klientët e tyre, duke u ofruar atë çfarë ata dëshirojnë, në mënyrën që ata e duan. Kjo bën që të shkurtojnë kohën për të bindur një klient, në lidhje me një gjë.

Të qenët në çdo moment në dispozicion
Meshkujt marrin thirrje në çdo orë, ndërsa janë të kyçur në e-mail-et e tyre të punës, pothuajse gjithmonë. Kjo lë të nënkuptohet sikur ata janë duke punuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button