Erdogan: President i Egjiptit është Mursi, jo Sisi

“Nuk është e mundur që një vend i cili beson në demokraci, të pranojë dënimin me vdekje të presidentit të zgjedhur të Egjiptit Muhamed Mursi”, ka thënë presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një vizite në Bosnje-Hercegovinë.

Duke drejtuar një konferencë të përbashkët për shtyp Erdogan tha: “Nuk është e mundur që ata që besojnë në demokraci të pranojë një grusht shteti të tillë.”

Të shtunën, një gjykatë egjiptiane ka dënuar me vdekje 122 të pandehur – përfshirë Muhamed Mursin.

“Unë kam thënë vazhdimisht në platforma ndërkombëtare që unë nuk e pranoj Sisin si president. Sot, unë them të njëjtën gjë. Për mua, presidenti i Egjiptit nuk është al Sisi, është Mursi,” tha Erdogan.

Turqia është ndër vendet e pakta që e quajtën haptazi “grusht shteti ushtarak” rrëzimin nga qeveria Muhamed Mursin, dhe instalimin e Abdelfatah el Sisit si president. /MESAZHI/

Lajme të ngjashme

Back to top button