Dorëzohet Netanjahu, ndalon vendimin diskriminues të ndarjes së autobusëve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar pezullimin e një vendimi diskriminues i cili ndalonte palestinezët të udhëtonin në të njëjtin autobusë me kolonët hebrenj.

“Propozimi është i papranueshëm për kryeministrit. Ai foli me ministrin e mbrojtjes këtë mëngjes dhe u vendos që vendimi të pezullohet”, ka thënë një zyrtar i zyrës së Netanyahut për agjencinë e lajmeve AFP.
Ky projekt pilot ishte inicuar nga Ministri izraelit i Mbrojtjes Moshe Ya’alon, i cili kishte propozuar ndarjen e autobusëve për qytetarët e Bregut Perëndimor.

Gazeta izraelite Haaretz kishte raportuar edhe më parë për programin që pritej të zbatohet nga Administrata Civile.

Qindra palestinezë udhëtojnë çdo ditë për të punuar në Izrael, nga Bregu Perëndimor ku ata jetojnë. Ata punojnë kryesisht në biznesin e ndërtimit, duke përdorur lejet e udhëtimit çdo herë që ata kalojnë. /MESAZHI/

Lajme të ngjashme

Back to top button