Shaqiri përsëri i kthehet stolit

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, do t’i rikthehet bankës rezervë në sfidën e radhës të Interit.

“Calcionews24” shkruan se Xherdani do të jetë sërish rezervist, pasi nuk la mbresa të mëdha me paraqitjen e tij të fundit kundër Juventusit.

Shaqiri luajti titullar kundër Juventusit, pasi paraprakisht nuk ishte në formacionin titullar të zikaltërve për gjashtë ndeshje rresht.

Ai u transferua te Interit gjatë janarit nga gjiganti bavarez, Bayern Munich.

Lajme të ngjashme

Back to top button