Barcelona në bisedë me Jurgen Klopp

Jurgen Klopp te Barcelona? Një gjë e tillë mund të realizohet nëse njëri nga kandidatët për president të Barcelonës i fiton zgjedhjet.

El Mundo Deportivo shkruan se kandidati për kreun e klubit katalunas e ka kontaktuar trajnerin gjerman, raporton Express.

Gjithsesi, Klopp nuk ka dashur të negociojë, pasi ai ditë më parë njoftoi se do të flas vetëm me presidentët e klubeve për secilën ofertë që merr.

Ndryshe, ai është afër një marrëveshje me klubin nga elita e futbollit turk, Fenerbahce.

Sa i përket kandidatit për president të Barcelonës që ka kërkuar Kloppin, emri nuk iu është bërë publik, por mund të jetë Joan Laporta.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button