VMRO dhe LSDM të lëshojnë pe për të dalë nga kriza

VMRO-Partia Popullore i ka përshëndetur bisedimet mes liderëve të katër partive politike në vend, ku po mundohet të gjendet zgjidhje paqësore për të dalë nga kriza e thellë politike që e ka kapluar Maqedoninë.

VMRO-PP vlerëson se takimi mes dy liderëve në Strasburg është shans e vetme që nuk duhet të lëshohet që të arrihet një zgjidhje e përhershme politike, dhe në dobi të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Nga Partia kërkojnë që të dyja palët edhe VMRO edhe LSDM të bëjnë lëshime dhe mos të mbeten në qëndrimet e tyre të strikte, por të gjendet zgjidhje paqësore për të dalë nga kriza.

Lajme të ngjashme

Back to top button