Koxias: BE e ka ledhatuar IRJM-në

Bashkimi Evropian e ka ledhatuar Maqedoninë në shumë sfera, duke i ndihmuar edhe aty për të mos bërë kompromise me shqiptarët, ka deklaruar ministri i punëve të jashtme greke Nikos Koxias.

“Kur me vite i thuan qeverisë së shtetit fqinj se nuk ka nevojë që të bëjë kompromise pasi që do të bëj presione Greqia, atëherë politika e jashtme e qeverisë së IRJM mësoi se nuk janë të nevojshme kompromiset.

Kur vazhdimisht e mësojnë shtetin, edhe përskaj intervenimeve greke konstruktive në 15 vitet e fundit se nuk do të duhet që të bëj kompromis me faktorin shqiptar pasi që opinioni ndërkombëtar do t`i bëj presion partive shqiptare, është e qartë se lideri i kësaj ekipe do të përfundoj se nuk duhet të bëj kompromise as me opozitën e tyre.

Mungesa e kulturës politike ndaj respektimit të sundimit të drejtës tregon se disa shtete janë ledhatuar”, theksoi Nikos Koxias.

Lajme të ngjashme

Back to top button