Çka pritet nga takimi i Gruevskit dhe Zaevit në Strasburg?

 

Kriza politike në Maqedoni ka shpeshtuar takimet mes liderëve politik për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e saj.

Takimi i djeshëm i katër liderëve të partive më të mëdha politike në Maqedoni sërish përfundojë pa ndonjë marrëveshje konkrete dhe u tha se takimet do të vazhdojnë.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se as takimi në Strasburg në mes Nikolla Gruevskit dhe Zoran Zaevit nuk do të ketë ndonjë rezultat.

“Kriza politike mund të tejkalohet vetëm nëse kryeministri mban përgjegjësi mbi përmbajtjen e përgjimeve të publikuara dhe jep dorëheqje. Për shkak të kësaj, u bashkuan qytetarët demokratik vendas dhe faktori i huaj rreth nevojës që kjo qeveri të përgjigjet për keqpërdorimin e pushtetit, opozitës dhe mendoj se edhe më tutje do të insistohet për zgjidhje politike, me dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit”, tha për Portalb, profesori Denko Maleski.

Ai shtoi se nuk besoj që takimi i sotëm më Strasburg do të ndryshon diçka lidhur me krizën politike në vend.

Nga ana tjetër profesori universitar Albert Musliu thekson se jo gjithçka i kumtohet publikut, dhe se beson që bisedat janë tejet serioze.

“Pavarësisht që pas takimit liderët dalim me deklarata të shkurtra, un mendoj se bisedimet janë më serioze dhe që nuk i kumtohet gjithçka publikut, kështu ndodhi edhe në 2001. Takimi i Zaevit dhe Gruevskit nuk besoj se do të rezulton me ndonjë sukses, pasi që grupi nuk është komplet, nuk bëjnë pjesë shqiptarët. Në fillim thirreshin vetëm dy partitë maqedonase për të zgjidhur problemet mes tyre, por tani është gjendje tjetër, tani duhet edhe pala shqiptare të jetë prezent”, tha për Portalb, Musliu.

Sipas tij ky takim do të jetë një lloj presioni i drejtpërdrejtë kundrejt liderëve të partive maqedonase.

Nga VMRO dhe LSDM nuk e komentojnë takim në Strasburg, pasi thonë që komentet do te jepen nga ana e ndërkombëtarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button