Sheqerinska: Maqedonia shtet i statujave me gjithnjë e më pak njerëz

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla  Sheqerinska, ka vlerësuar se Maqedonia po bëhet shtet i Statujave, me gjithnjë e më pak njerëz. 

 “Shkupi u centralizua dhe në qendër të saj u harxhuan gjysmë miliarda euro, me ata para do të ndërtonim edhe Çebrenin edhe Galishten. Jetojmë në një shtet ku dje janë mbyllur 6000 firma, ku gazetarët qëndrojnë në burg, kryetarët e komunave të qeverisë tregtojnë municione, ndërsa qeveria nuk reagon”, theksoi Sheqerinska.

Sipas saj, Maqedonia është shndërruar në një vend ku për çdo ditë, shkurtohen të drejtat e klasës punëtore, është shndërruar në një vend me pakënaqësi më të madhe sociale dhe në një vend ku hendeku në mes të të pasurve dhe të varfërve është shumë i madh.

 “Duket se qeveria është e frikësuar nga ajo se qytetarët i pranojnë masat e LSDM-së. Qëllimi jonë është jo betëm të ndryshojmë shtetin , por të bëjmë atë që secili qytetarë të ketë të drejtë në një ardhmëri më të mirë”, tha Sheqerinska.

Lajme të ngjashme

Back to top button