Incident i rëndë në kufirin greko-shqiptar, vriten 2 shqiptarë e një polic (Video)

(UPDATE) Reagojnë familjarët: Nuk janë trafikantë, policia greke i vrau

Pas ngjarjes së rëndë, ku në një përplasje me policinë greke, mbetën të vrarë dy vëllezërit Çollaku, flasin familjarët e tyre. Të afërmit deklarojnë se dy vëllezërit nuk janë trafikantë droge ashtu siç kishte dyshuar policia greke.

“Ata nuk janë trafikantë, kërkonin bukën e gojës. Jetonin mes varfërisë dhe skamjes në një kasolle me 12 veta. Kërkojmë drejtësi. Ata i vrau policia greke”, – deklarojnë familjarët.

Melsi dhe Elvis Çollaku, të cilët u vranë mbrëmjen e djeshme nga një shkëmbim zjarri me policinë greke, kanë të dy nga dy fëmijë.

************************************************

09:15 – Dy shqiptarë dhe një polic grek kanë mbetur të vdekur gjatë një shkëmbimi zjarri në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur 20 minuta pas mesnatës. Siç bëhet e ditur nga media greke, ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Follorinës në liqenin e Prespës së Vogël.

Kanë qenë tre policë grekë që kontrollonte liqenin e Prespës së Vogël kur është përplasur me dy shqiptarët që ishin në një kasolle pranë liqenit duke peshkuar.

Mësohet se, një policëve kishte shkuar në kasolle dhe aty është qëlluar duke mbetur i vdekur.

Polici i vdekur mësohet se është një 43-vjeçar babai i një fëmijëve. Më pas efektivët e policisë greke kanë qëlluar me armë ndaj shqiptarëve, duke i lënë të vdekur të dy.

Mësohet se, plagë kanë marrë edhe dy policët grekë. Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në kufi.

Lajme të ngjashme

Back to top button