Liria i kthehet fitores duke mundur Pelisterin

Basketbollistët e shkupjan të Klubit “Liria” i janë kthyer fitores, kësaj radhe duke mundur Pelisterin në Manastir me rezultat 87:56, duel ky i vlefshëm për xhiron e dhjetë të Ligës së Parë të Maqedonisë në basketboll.

Basketbollistët e Lirisë kanë dominuar ndeshen që nga fillimi, dhe në asnjë moment nuk e kanë lëshuar epërsinë nga duart e tyre (10:28, 9:15, 16:23, 21:21). 

Pjesa e parë e lojës përfundoi me një diferencë shumë të madhe që arriti Liria, me rezultat 19:43, mirëpo basketbollistët shkupjan sikur nuk ishin të kënaqur me këtë diferencë dhe atë e rrisin në periodën e tretë, kur avancuan me rezultat 66:35.  

Tek Liria më efikas ishin Samarxhiev me 18 pikë, pastaj Trajkovski shënoi edhe 16 të tjera, ndërsa Kalanj e Karakolev i ndihmuan me nga 13 pikë. 
Nga basketbollistët shqiptar kapiteni Labinot Idrizi kishte paraqitje solide në këtë ndeshje duke luajtur plot 17 minuta, e që për këtë kohë shënoi 5 pikë, ndërkohë edhe talenti i madh i basketbollit shqiptar në Maqedoni, Jetmir Zeqiri shënoi dy pikë nga një tentativë të vetme që kishte në këtë ndeshje, ndërsa në parket ai kaloi pak më shumë se 1 minutë.

Në tabelë me nga 17-të pikë kryesojnë Rabotniçki dhe Kozhuvi, Liria është e treta me një pikë më pak, ndërsa katërta është Kumanova me 15 pikë. Në xhiron e 11-të Liria do të jetë nikoqire e ekipit Sokoli Karposh, ku pritet që të arkëtojnë pikët të reja.

Në anën tjetër, te Pelisteri më efikas ishte Anakievski me 16 pikë. Fitores kësaj xhiroje ju gëzuan edhe Rabotnicki, i cili mundi Vardar Apave-n me rezultat 107:69, Feni Industri – Kozhuv 77:83, Kumanova – Strumica 86:7. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button