Policia kërkon dëmtuesit e përmendores së Dushanit

Policia e Maqedonisë është duke e hetuar rastin e dëmtimit të përmendores së Car Dushanit, mbrëmë në orët e vona të natës, në urën “Syri” pranë sheshit Maqedonia, theksojnë nga MPB, njofton Alfa.

Shtrohet pyetja: Përmendoren e kujt e mbron policia, nëse atë nuk e vendosur ‘askush’?

Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar edhe nga Partia Demokratike Serbe të cilët kanë theksuar se përmendorja do të riparoehet në një afat shumë të shpejtë kohor dhe do të shkëlqejë sërish në qendër të Shkupit.

Kundër tentativës së mbrëmshme për rrënimin e përmendores së Car Dushanit ka reaguar edhe partia maqedonase Dinjiteti. Kryetari i kësaj partie Stojançe Angellov ka gjykuar aktin e tillë, dukë i kërkuar policisë zbardhjen e rastit

Lajme të ngjashme

Back to top button