Bayerni, shtatë ‘bomba’ Werderit (Video)

Bayern Munich duket se nuk ka kundërshtar në Bundesligan gjermane, pasi që triumfoi edhe në xhiron e 15-të të.

‘Bavarezët’ kanë demoluar si mysafirë skuadrën e Werder Bremenit, duke i mposhtur me rezultat të thellë prej 7:0.

Pjesa e parë përfundoi në dobi të kampionit aktual gjerman, Bayernit me tre gola epërsi në saje të shënimeve të Lukimya-Mulongoti (21′ autogol), Jerome Boateng (38′) dhe Franc Riberys (38’).

Mysafirët vazhduan të dominojnë edhe në pjesën e dytë, ku pas sulmeve të njëpasnjëshme arritën të shënojnë edhe golin e katërt fal Mario Manxhukiqit (60’), ndërsa epërsinë prej 5:0 ‘rekordmeister’ ia solli Thomas Muller (68’).

Golin e gjashtë në ndeshje për ekipin e Xherdan Shaqirit, i cili nuk u inkuadrua në ndeshje për asnjë moment, e realizoi mesfushori fantastik, Franc Ribery (82’), ndërsa rezultatin prej 7:0 për Bayernin e vulosi Mario Gotze (90’).

Pas kësaj fitoreje, Bayerni forcohet në pozitën e parë të renditjes tabelore të ligës elitare gjermane me 41 pikë, ndërsa Werderi pas kësaj humbje zbret në vendin e 14-të me 16 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button