LSDM: Policia inçizon protestuesit nga Tetova

Mbi 700 banorë të Tetovës po përgatiten për tu nisur drejt Shkupit në protestën përpara Qeverisë. Një pjesë e tyre do të nisen me autobusë ndërsa të tjerët me furgona dhe makina personale.

Nga dega e LSDM-së në Tetovë thonë se për momentin nuk ka problem rreth organizimit por se është vërejtur prezencë e shtuar e policisë në qytet.

“Problemi i vetëm në të cilin ankohen qytetarët është se policët po lëvizin në mes njerëzve duke i incizuar ato. Presim edhe disa patrulla policor në autostradën, por shpresojmë të arrimë me kohë në Shkup”, ka thënë për Plusinfo kryetari i degës së LSDM-së Tetpvë, Stojko Paunovski, transmeton Shenja.

Lajme të ngjashme

Back to top button