Mediat serbe: Car Dushani u pengon shqiptarëve në Shkup

Temë kryesore për mediumet e Serbisë sot ka qenë tentimi për rrëzimin e përmendores së Car Dushanit nga qendra e Shkupit.

Kështu televizioni shtetëror Serb shkruan titullin ‘Car Dushani u pengon shqiptarëve në Shkup’. Një grup qytetarësh rreth 20 persona mbrëmë kanë dëmtuar përmendoren e Car Dushanit. Televizioni shtetëror serb më tej shkruan për historikun e Car Dushanit dhe rëndësinë e vendosjes së përmendores pikërisht në Shkup.

Lajmin për tentimin e rrënimit të përmendores së Car Dushanit, e kanë publikuar edhe shumica e portaleve në Serbi, të cilët gjithashtu përcjellin qëndrimin e bashkësisë serbe që jeton në Maqedoni, të cilët thonë  se e kanë mirëpritur vendosjen e kësaj përmendore.

Lajme të ngjashme

Back to top button