Çelësi i rinisë së përjetshme ndoshta fshihet në AND’në tonë (Video)

Plakja është e pashmangshme, por ndoshta çelësi drejt rinisë së përjetshme fshihet në ADN-në tonë.

Trupi i njeriut përbëhet prej rreth 75 triliona qelizave dhe pothuajse secila prej tyre ripërtërihet me kohë. Sipas Muzeut shkencor në Londër, derisa po lexoni këtë fjali, 50 miliona qeliza në trupin tuaj do të vdesin dhe do të zëvendësohen. Qeliza të ndryshme ripërtërihen me shpejtësi të ndryshme. Disa qeliza të bardha të gjakut mund të jetojnë edhe një vit.

Nëse e shohim kështu, do të thotë që ne fitojmë trup të ri çdo disa vjet. Nëse qelizat kanë aftësinë e rigjenerimit, pse plakemi?

Plakja është ndër misteret më të mëdha të shkencës. Shumë shkencëtarë shpresojnë që me kuptimin e Sindromit të Vernerevit do ta zgjidhin këtë mister. Ky sindrom manifestohet me plakje ekstrem të shpejtë. Shumica e pacientëve nuk jetojnë më tepër se 50 vjet.

Gjeneticistët kanë zbuluar një gjen i cili e shkakton këtë sindrom. Gjegjësisht, mutacion i këtij gjeni e shkakton sindromin duke e ndryshuar ADN-në normale.

Nevojiten edhe shumë hulumtime për t’u kuptuar roli i gjenit të plakes, por ky mund të jetë një hap përpara në ngadalësimin ose ndalimin e plakjes tek njerëzit.

Lajme të ngjashme

Back to top button