Shpikje e cila nëpërmjet energjisë diellore e shndërron ujin e kripur në të pijshëm

Të gjitha gjallesave në këtë planet u nevojitet uji për të mbijetuar. Por, edhe qasja ndaj ujit nuk është aq e lehtë si më parë. Për shembull, njerëzit në Kaliforni kanë përdorim të kufizuar të ujit. Për fat, disa prej njerëzve më të mençur në botë punojnë mbi këtë çështje.

USAID shpalli fituesit e çmimit Desal, pjesë e garës për gjetje të zgjidhjes më të lirë për desalinacion, gjegjësisht nxjerrje të kripës nga uji për vendet e pazhvilluara. Qëllimi ka qenë të krijohet sistem i cili do të mund ta largojë kripën nga uji dhe të jetë i lirë për përdorim, ekologjik, dhe të mos shpenzojë shumë energji.

Fituesit e çmimit të parë me vlerë prej 125.000 dollarëve është grup nga Instituti teknologjik në Masaçusets dhe „Jain irrigation systems“. Grupi ka menduar metodë e cila përdor panele solare për mbushje të baterive, të cilat vënë në lëvizje një sistem i cili e largon kripën nga uji nëpërmjet elektrodializës.

Thjesht, kjo do të thotë që thërrmijat e kripës të cilat janë pak të elektrizuara, nxirren nga uji kur kyçet rryma elektrike. Sistemi përdor dritë ultravjollcë për dezinfektim të ujit i cili kalon nëpër sistem

Fakti që kjo funksionon vetëm në energji diellore është diçka e mrekullueshme. Qëndrueshmëria është më e rëndësishmja kur bëhet fjalë për shtetet e pazhvilluara.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button