LSDM: Qeveria të tregojë kush e vendosi car Dushanin

LSDM pas ngjarjeve të fundit rreth përmendores së car Dushanit sot përsëri e ka porositur qeverinë që mos të nxitë ndarje në vend dhe përfundimisht të tregojë kush e vendosi përmendoren apo është ndërtim pa leje.

“LSDM shpreh shqetësimin për politikat e ndarjes që i stimulon qeveria e Nikolla Gruevskit, që rezultoi me ngjarjet e fundit me car Dushanin. Kërkojmë nga institucionet kompetente ti drejtohen opinionit publik dhe të tregojnë kush e vendosi përmendoren e car Dushanit, nëse nuk e ka vendosur Ministria e Kulturës a do të thotë se përmendorja është ndërtim pa leje dhe çfarë do të ndërmerret me këtë rast?”, thuhet në reagimin e partisë opozitare.

Lajme të ngjashme

Back to top button