Ahmeti takon të dërguarin e Qeverisë Gjermane Ernst Reichel

Kryetari i BDIsë, z. Ali Ahmeti, ka vizituar sot Ambasadën e Gjermanisë në Shkup klu është takuar me z. Ernst Reichel, i dërguar special i Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, si dhe Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Zonjën Christine Althauser.

Kryetari Ahmeti dhe z. Reichel bashkëbiseduan hapur dhe në mënyrë konstruktive për krizën e thellë politike në vend si dhe situatën e sigurisë.

Gjermania e vlerëson lartë hapin e ndërmarrë nga liderët e katër partive më të mëdha në vend për të inicuar dialog politik në drejtim të zgjidhjes së krizës. Berlini gjithashtu mbështet fuqishëm aspiratat EuroAtlantike të vendit tonë.

Por, vendin tonë e presin sfida të vështira që kërkojnë guxim politik nga udhëheqësit kryesor dhe për këtë, Bashkimi Demokratik për Integrim është gati që të jep kontribut konstruktiv siç dha edhe në mbledhjen e liderëve.

Partitë duhet që të arrijnë kompromis nëpërmjet të konsensusit dhe çasjes konstruktive.

Kryetari Ahmeti theksoi BDI ka punuar shumë në drejtim të realizimit të takimit të djeshëm dhe me punon me hapa konkret për dalje nga kriza e thellë politike që ka kapluar vendin.

Lajme të ngjashme

Back to top button