Lëvizja BESA: Takim miqësor në Zyrën e OSBE-së në Shkup

Një delegacion i Lëvizjes BESA në përbërje: Bilall Kasami, kryetar, dhe Afrim Gashi e Zeqirija Ibrahimi, anëtarë të Trupit Koordinues të Lëvizjes, ishin sot (e premte – 15.05.2015) në një vizitë në zyrën e OSBE-së në Shkup. Aty u pritën nga znj. Astrid Thors, Komisare e Lartë e Pakicave Kombëtare.

Znj. Thors shfaqi brengën e saj për gjendjen aktuale në Maqedoni, ndërsa përfaqësuesit e Lëvizjes BESA e njoftuan Komisaren Thors për qëndrimet tyre për zhvillimet në Maqedoni, duke vënë në spikamë se këto zhvillime nuk shkojnë as në favor të shqiptarëve të Maqedonisë, as të Maqedonisë e të Kosovës si vende fqinje, por as edhe të rajonit në përgjithësi.

Me këtë rast delegacioni i BESËS kërkoi që bashkësia ndërkombëtare ta kuptojë se në Maqedoni nuk është problem ndërrimi i pushtetit dhe i partive qeveritare, porse problemi është sistemor – Maqedonia është shtet që gjeneron diskriminim dhe padrejtësi. Prandaj, theksuan përfaqësuesit e BESËS, zgjidhja e vetme e këtij vendi është ridefinimi i tij si shtet i përbashkët i shqiptarëve dhe maqedonasve.

Lajme të ngjashme

Back to top button