Ishulli ushtarak në Shqipëri mund të bëhet atraksion turistik (FOTO)

Një bazë e braktisur në brigjet e Shqipërisë, e mbushur me bunkerë dhe tunele të projektuar për t’i bërë ballë një sulmi bërthamor, pritet që të bëhet atraksion i ri turistik i vendit këtë verë, raporton gazeta prestigjioze britanike “The Telegraph”, përcjell zeri.info.

Ishulli i Suzanit është ende teknikisht një bazë operative ushtarake, për të ofruar strehim për anijet që patrullojnë ujërat shqiptarë.

Por kjo është shumë larg nga ditët kur më shumë se 3.000 trupa ishin vendosur aty me ushqime të mjaftueshëm, municion dhe karburant që do të zgjaste për gjashtë muaj.

Sipas medias britanike tunelet dhe bunkerët në ishull janë dëshmi për frikën e shtetit ish – komunist të një pushtimi Perëndimorë gjatë Luftës se Ftoftë.

“Telegraph” shkruan sot ishulli është duke u mbrojtur nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, si një karrem për turistët.

“Ajo që dukur ishte një vend i izoluat, i paarritshëm, një mister për pothuajse të gjithë shqiptarët, mund të kthehen në një vend tërheqës, posaçërisht për turistët e huaj”, ka thënë Auron Tare nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

Turizmi llogaritet vetëm 4.8 për qind I PBB-së të Shqipërisë dhe qeveria është prirur që kjo shifër të rritet.

Media britanike shkruan se ishulli ka nevojë për furnizim me energji elektrike dhe ujë të pijshëm para se aty të mirëpresë turistët.

Sipas autoriteteve shqiptare ngritja e një shkolle apo qendre kërkimore ndërkombëtare për trashëgimi nënujore apo bregdetare është gjithashtu e mundur të realizohet në ishull.

“Një propozim nga investitorët e Las Vegas-it për ngritjen e një kazinoje në ishull është refuzuar”, shkruan media britanike. /Zëri/

Image
Image
Image

 

Lajme të ngjashme

Back to top button