Nishani dekreton Fatos Rekën Ambasador të Shqipërisë në Maqedoni

Dekretimi i Fatos Rekës si Ambasador i vendit tonë në Maqedoni nga Presidenti Nishani, ka ardhur një ditë pasi Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati firmosi për Bashkim Ramën në këtë post. Bashkim Rama ka qëndruar vetëm 24 orë si përfaqësuesi më i lartë diplomatik i Shqipërisë në Maqedoni.

Emri i Fatos Rekës ishte i propozuar prej kohësh nga ministria e Jashtme për të zëvendësuar të  ndjerin Petrit Bushati i cili u nda nga jeta në nëntor të 2014 nga një sëmundje e rëndë.

Presidenti Nishani nuk dekretoi emrin e Rekës duke pretenduar se ministri i Jashtëm nuk ishte konsultuar për të. Në këtë mënyrë Shqipëria mbeti prej kohësh pa ambasador në Maqedoni, çështje kjo që u evidentua sidomos në ngjarjen e Kumanovës pak ditë më parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button