Carney: Britania sa më shpejtë të mbajë referendum mbi largimin nga BE

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney ka thënë se Britania e Madhe do të duhej që të mbajë referendum sa më shpejtë mbi largimin nga BE, raporton RT.

Carney ka thënë se pasiguria mbi rezultatet e referendumit ka krijuar një dozë pasigurie tek biznesbërësit, dhe nëse kjo gjendje vazhdon ata do të fillojnë që të tërheqin investimet e tyre nga Britania, transmeton Indeksonline.

I pyetur se a do të duhej të mbahej referendumi së shpejti, ai për Radio BBC 4 ka thënë se ky proces duhet të kryhet sa më shpejtë të jetë e mundur.

‘’Qeveria e ka bërë të qartë se ky është një prioritet. Jam i sigurtë se qeveria do të veprojë në përshtatje me rrethanat, dhe do të negociojë për zgjidhje sa më të shpejta dhe më efikasë’’, ka thënë ai.

Carney gjithashtu tregoi për beneficionet nëse Britania vendos të qëndrojë brenda BE-së.

‘’Ekonomia jonë përfiton nga BE-ja, sepse se tregu evropian është një prej më të mdhenjëve në botë. Tregu evropian është destinacioni ynë kryesor, si dhe është investitori më i madh në Britani të Madhë’’, ka shtuar ai.

David Cameroon, i sapozgjedhur për një mandat tjetër udhëheqës në Britani, ka premtuar se një referendum mbi anëtarësinë e Britanisë në BE do të organizohet në fund të vitit 2017, por ka zëra se ky referendum mund të mbahet më herët, gjatë vitit 2016. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button