Recension: Terroristët kanë planifikuar sulme të objekteve civile më 17 maj

Ky është një tekst që e spinon një informatë, e cila është plasura zyrtarisht nga ana e MPB-së. Me këtë rast, spini qëllimisht përputhet me datën kur janë paralajmëruar të mbahen protestat e LSDM-së. Me këtë, qëllimi është që partia opozitare të ndërlidhet me terroristët, që është një gënjeshtër e plotë dhe qasje joprofesionale.

teroristiLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Terroristët kanë planifikuar sulme të objekteve civile më 17 maj

Data dhe koha e publikimit: 10.05.2015, 15:04

Data e recensionit: 12..05.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

 

SPIN I PLOTË

Lajmi nuk është i vërtetë. Është e vërtetë se, ndihmës-ministri për marrëdhënie me publikun në MPB, Ivo Kotevski tha se sulmet janë planifikuar kah mesi i muajit (maj), mirëpo ai nuk përmendi datë. Disa media të tjera, kryesisht proqeveritare, dolën me informata krejtësisht të kundërta. Ato thonë se në Kumanovë atë vikend ësht planifikuar aksion për disa arsye:

Duke e pasur parasysh se gjatë ditës së djeshme ishte palnifikuar të luhej ndeshja futbollistike Shkëndija-Vardari, ndërsa për sot ishte planifikuar mbajtja e Maratonës së Shkupit, si dhe faktin se e diela është ditë tregu në Kumanovë, ishte më se e arsyeshme që forcat e sigurisë të veprojnë për eliminimin e grupit terrorist.

Për këtë arsye ky tekst është kundërthënës. Mesi i muajit, nuk është e thënë dhe nuk do të thotë, që të jetë 17 maji. Prandaj, ky tekst ka një qëllim. Ta paraqesë LSDM-në si dukuri negative në krizën në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button