Serbet i humbin mandatet nëse nuk e bëjnë betimin

Prishtina zyrtare ka shprehur qëndrim të prerë që t’ia marr mandatin secilit pushtetar të zgjedhur në zgjedhjet fundit lokale, që refuzon të bëjë betimin.

Kjo sidomos vlen për kryetarët e rinj të komunave nga lëvizja GIS, disa prej të cilëve edhe publikisht janë deklaruar që janë kundër shtetit të Kosovës.

Nëse ata refuzojnë të japin betimin, mandati i tyre do të merret. “Un nuk besoj që ata do të refuzojnë. Përmbajtja e betimit është shumë e përgjithshëm. Sa kemi kontakte deri më tani, ata që kanë fituar, asnjëri nuk ka thënë që nuk do ta bëjnë, por vetëm po thonë kurë e bëjnë”, ka thënë për koha ditore Besnik Osmani, sekretar permanent në ministrinë e Pushtetit Lokal.

“Në rast se ndryshon mendje dikush dhe nuk e bën, atëherë ligji parasheh që ai e humb mandatin”, thotë Osmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button