Vaji i peshkut mbron nga efekti negativ i stresit

Shkencëtarët amerikanë zbulojnë që vaji i peshkut mund të mbrojë nga efekti negativ i stresit në zemër dhe atë falë acideve yndyrore omega 3.

“Në kohen e sotme stresi është bërë pjesë normale e përditshmërisë, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimit, prof. Jason Carter, dhe ka shtuar se si me gjithë këtë nuk na shkojnë në favor as shprehitë ushqyese të cilat trupin tonë e vënë nën stres edhe më të madh.”

Në hulumtimin e publikuar në revistën “American Journal of Physiology”, kanë marrë pjesë 67 persona me shkallë normale të shtypjes së gjakut. Pjesëmarrësit në periudhën prej 8 javësh çdo ditë kanë marrë nga 9 gramë shtesa të vajit të peshkut.

Në fund të hulumtimit shkencëtarët kanë bërë teste të ndryshme, duke përfshirë matjen e shkallës së tensionit të gjakut dhe numrin e rrahjeve të zemrës.

Rezultatet e testit kanë treguar që shtesat reduktojnë nivelin e kortizolit në trup. Rregullojnë nivelin e rrahjeve të zemrës dhe radikaleve të lira, transmeton Koha.net. Shkencëtarët nuk kanë vërejtur asnjë efekt në nivelin e tensionin të gjakut.

Këto rezultatet sugjerojnë që vaji i peshkut ka efekt të shkëlqyeshëm në shëndet dhe redukton efektin e dëmshëm të stresit në organizëm.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që stresi rrit rrezikun nga krijimi i inflamacioneve kronike në trup, të cilat janë një nga shkaktarët kryesorë te sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button