Zbogar: Aktakuzat e para të Gjykatës Speciale publikohen në fillim të 2016-ës

“Gjykata Speciale do të pastrojë historinë e luftës së UÇK-së nga dyshimet për krime dhe transplantim organesh, pasi këto akuza janë duke qëndruar mbi Kosovë si re të zeza, ose si litar rreth fytit për shumë vjet”, ka thënë përfaqësuesi special i BE-së për Kosovë, Samuel Zhbogar.

Ai, në emisionin Rubikon të KTV-së, ka theksuar se krijimi i saj ka qenë i domosdoshëm, pasi që akuzat e Dick Martit kanë përfshirë edhe Shqipërinë dhe vendet e tjera, e këto raste nuk ka pasur mandat t’i zgjidhë EULEX-i.

Megjithëse ka thënë se nuk e di kush do të jenë të akuzuarit e mundshëm në këtë gjykatë, Zbogar ka theksuar se aktakuzat e para nuk pritet të ngritën para viti 2016.

Shefi i BE-së për Kosovën ka potencuar se është në dorën e vendësve nëse do të jenë pjesë e Gjykatës Speciale ose jo, pasi krijimi i saj është i vendosur dhe është proces i pakthyeshëm, transmeton Koha.net.

Zbogar ka lënë fajtore situatën aktuale të Kosovës për ikjet e fundit të qytetarëve drejt shteteve të BE-së dhe kjo gjë, sipas tij, ndikon në shtyrjen e liberalizimit të vizave. Por, ka thënë se Ditën e Evropës, 9 Majin 2016, kosovarët do të mund ta festojnë me liberalizimin e vizave.

Lajme të ngjashme

Back to top button